Vërtetësia e Mesihut të Premtuar alehissalam

Bota e feve është familjare me konceptet e ardhjes së dytë të mësuesve të mëdhenj fetarë të cilët kanë ndërruar jetë. Të tre fetë e mëdha Semitike si Judaizmi, Krishterimi dhe në fund më e shquara, Islami, na tregojnë gjithashtu rreth ardhjes së dytë të udhëheqësve të mëdhenj fetarë të së shkuarës.
Kështu që në Judaizëm e kemi kthimin e Elias ose Iliazit nga qielli si një shenjë për ardhjen e Mesias së tyre të Premtuar. Krishterimi gjithashtu flet për ardhjen e dytë të Jezu Krishti në botë. Në Islam gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm referencash, të cilat flasin rreth zbritjes së Isait dhe ardhjes së Imam Mehdiut.
Është interesante! Por të gjithë ata që po presin përmbushjen e profecive që lidhen me ardhjen e dytë të një mësuesi të madh, presin që ai të kthehet në tokë me të njëjtin trup fizik me të cilin ai është zhdukur. Ky koncept ka qenë arsyeja për konfuzionin e madh, trazirën dhe konfliktin për të gjitha këto fe, sidomos Islamin, i cili mohon në mënyrë kategorike besimin te rimishërimi.
Kurani i shenjtë lajmëron ardhjen e profet Muhamedit pmqmbt në një popull tjetër. Prandaj së pari Allahu përmend ardhjen e parë të profetit duke thënë:
“Allahu është Ai që në mesin e arabëve pashkolluar e dërgoi një Profet nga mesi i tyre, që u recitonte ajetet e Allahut dhe i pastronte ata dhe ua mësonte librin dhe urtësinë, edhe pse ata më parë ishin në një gabim të hapët.” (Al-Xhuma 62:3)
Dhe vijon duke parathënë
“Dhe Ai do të dërgojë (Profetin e Tij te një popull tjetër që akoma nuk iu bashkuan. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (si më sipër)
Tani shtrohet pyetja se cilët janë këta njerëz të tjerë? E njëjta pyetje lindi edhe në mendjet e ndjekësve të Profetit të Shenjtë s.a.s. Hazret Imam Bukhari dhe Imam Myslim kanë regjistruar këtë ngjarje në këto fjalë.
Hazret Ebu Hurreira r.a. tregon se ata ishin ulur me Profetin e shenjtë s.a.s. kur u shpall Sura Al-Xhumma: “Dhe Ai do të dërgojë te një popull tjetër që akoma nuk iu bashkuan ndjekësve të Profetit të shenjtë s.a.s. Ne e pyetëm: “Kush janë ata o profet i Allahut?” Mes nesh ishte ulur Selmani r.a. i Persisë. Profeti i shenjtë s.a.s. e vuri dorën mbi Selmanin r.a. dhe tha: “Nëse besimi do të shkojë në Pleiad (yllin Pleiad) disa burra prej tyre do ta sjellin sërish në tokë.”
[Bukhari kitabul Tafsir Sura Al-Jumu’ah wa Muslim]
Në Sahih Bukhari raportohet se Profeti i Shenjtësas ka thënë:
“Si e mendoni, kur biri i Merjemes do të zbret në mesin tuaj, e imami do të jetë prej jush.”
[Sahihu-l-Bukhari, Zbritja e Isait, Birit të Merjemes a.s. Nr. i Hadithit 3449]
Ka edhe një numër të konsiderueshëm referencash, të cilat deklarojnë në mënyrë të prerë rreth ardhjes së dytë të Birit të Merjemes. kjo ka shkaktuar një ngatërrim të madh mes disa dijetarët shquar Myslimanë, të cilët kanë arritur në përfundimin se bëhet fjalë për ardhjen e dytë të Jezu Krishti i cili është përmendur në Kuranin e Shenjtë si një profet Izraelitëve.
Pjesa më e madhe e Myslimanëve kanë interpretuar këto dhe Hadithe të ngjashme me këto se Hazret Isaas nuk vdiq në kryq, por dikush tjetër i cili kishte marrë pamjen e tij vdiq në vend të tij. Ndërsa Isaias u ngrit në qiellin e dytë dhe që atëherë ai është atje dhe do të kthehet në tokë përsëri për të luftuar luftëra me armiqtë e islamit dhe do të kthejë sërish lavdinë e humbur të Islamit duke mposhtur armiqtë e tij. Por përkundrazi Kurani e mohon kategorikisht idenë e zbritjes fizike të Hazrtetit Isa .a.s. Ai thotë se të gjithë profetët përpara Profetit të Shenjtë s.a.s. kanë vdekur dhe asnjë nuk mund t’i shpëtojë dekretit të Allahut.
وَمَا مُحَمَّدٌ إِلاَّ رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ الرُّسُلُ *
“Dhe Muhamedi është vetëm një Profet. Vërtet, të gjithë profetët kanë vdekur para tij.”
[Sura Aale Imran Ajeti 145]
Ne e kuptuam se nga Kurani i Shenjtë asnjeri nuk mund të gjejë ndonjë provë e cila mund të mbështesë idenë e përgjithshme se Isai a.s. është akoma gjallë dhe se ai do të zbresë në këtë botë nga qielli me të njëjtin trup me të cilin ecte 2000 vjet më parë nëpër rrugët e Jeruzalemit.
Por përse Profeti i Shenjtë s.a.s. tha se Jezusi i biri Merjemes do të vijë në ditët e vona? Përse nuk tha se do të ketë vetëm Imam Mehdi i cili do të kryejë detyrat e tij tamam si Hazret Isa a.s.? Tani le t’i kthehemi Kuranit përsëri, që të hedhim pak dritë për ta zgjidhur këtë gjëegjëzë të ngatërruar.
Kurani i Shenjtë flet rreth ngjashmërisë midis profetit të Shenjtë dhe Hazret Moisiut a.s. Ne lexojmë në Suren Al-Muzammil:
“Vërtet, Ne dërguam te ju një Profet i cili është dëshmitar ndaj jush, ashtu siç patëm dërguar një Profet te Faraoni.” [Al-Muz’zammil:16]
Por më vonë, kjo ngjashmëri e cila është përmendur për të paraqitur bekimet dhe të mirat e Allahut kundrejt Myslimanëve shndërrohet në një shkatërrim dhe rrënim të ummetit.
Profeti i Shenjtë s.a.s. ka thënë: …
Profeti i shenjtë ka thënë: Sigurisht njerëzve të mi do t’i ndodhin gjërat që u kanë ndodhur më parë Izraelitëve. Ata do të përngjajnë siç ngjajnë këpucët e të njëjtit çift me njëra-tjetrën. Madje deri në pikën që nëse dikush prej Izraelitëve ka kryer imoralitet haptas me të ëmën e tij, do të jetë edhe dikush që do të bëjë këtë gjë në Umetin tim. Vërtet, Izraelitët u ndanë në 72 sekte, por njerëzit e mi do të ndahen në 73.”
[Tirmidhi, Kitabul ul Iman kap. 18; Vol. 5 fq. 26]
Tani, kur u paratha se myslimanët e ditëve të vona do të përballen me të njëjtat situata me të cilat u përballën Hebrenjtë. Atëherë do të lindte nevoja e një reformatori, një udhëzuesi, për dikë nga Zoti, i cili mund t’i udhëhiqte ata nga errësira drejt burimit të përjetshëm të dritës. I cili mund të rivendoste në vend lavdinë e humbur të Islamit dhe ky njeri do të emërtohej si Jezusi i biri i Merjemes.
Profeti i shenjtë mpzmt thotë
“Pasha Atë, në dorë Të Cilit është shpirti im, pritet që Isai, biri i Merjemes të Zbresë dhe të jetë një udhëheqës i drejtë. Do ta thyejë kryqin, do ta vrasë derrin dhe do t’i ndalë luftërat. Pasuria do të shtohet saqë nuk do ta pranojë askush. Një sexhde, njeriut do t’i duket më e mirë se gjithë dynjaja dhe çka në të.”
(Bukhari Kitabul Anbija, Përkthimi u nxjerrë nga “Dexhalli” nga Nasiruddin ALBANI, Botues “NuN” shkup 2007)
Në përgjithësi kuptohet se Mesiu i premtuar dhe Imam Mehdiu janë dy personalitete të ndryshme të cilat do të vijnë për t’i shërbyer Islamit njëkohësisht. Por kur ne studiojmë këto Hadithe ne gjejmë shumë ngjashmëri midis tyre. Për shembull që të dy ata do të thyejnë kryqin. Për Mesiun e Premtuar është thënë se ai do të ndalojë luftërat. Ndërsa për Imam Mehdiun Profeti i shenjtë s.a.s. thotë të njëjtën gjë se ai nuk do të derdhë gjak.
Kur është provuar se Jezusi si i biri i Merjemes ka vdekur, atëherë, Jezus i premtuar, i Biri i Merjemes, duhet të jetë një emër ose titull figurative i dhënë për vetë Imam Mehdiun. Ky lloj përdorimi fjale ndodh në të gjitha gjuhët.
Themeluesi i xhematit mysliman Ahmadia shtjellon këtë ngjashmëri:
“Disa Hadithe që janë të mbushura me metafora, parashikojnë ardhjen e dytë të Jezusit. Konteksti i tyre tregon se ato nuk parashikojnë ardhjen e dytë të Jezusit, të birit të Merjemes, por përmbajnë shprehje metaforike që kanë kuptimin se në një epokë që do të ngjasojë me epokën e Jezusit, të birit të Merjemes, një person do t’i ngjasojë Jezusit, të birit të Merjemes, në temperament, fuqinë dhe funksionin e tij. Ashtu sikurse Jezusi, i biri i Merjemes, rijetësoi fenë e Moisiut a.s. dhe vendosi mësime të reja dhe të freskëta të Toras, të cilën Hebrenjtë e kishin harruar, në të njëjtën mënyrë ky Mesi i dytë do të rijetësojë besimin e Profetit që ishte si Moisiu a.s. dhe që ishte Vulë e Profetëve s.a.s.”
[Izala-e-Auham, Ruhani Khaza’in, vol. 3, pp. 121-122]
Kjo pikëpamje është më tej e mbështetur nga Hadithe të cilat janë përmendur në Ibn-e-Maxhah të cilat thonë:
Hazreti Anas bin Malik tregon se profeti i shenjtë s.a.s. ka thënë se çështjet do të rëndohen më shumë. Bota do të vazhdojë tatëpjetën e pamoralshme dhe njerëzit do të zhyten edhe më shumë në epshe dhe ligësi. Dënimi do të bjerë vetëm mbi njerëzit e këqinj dhe nuk do të ketë Mehdi por vetëm Isa i biri i Merjemes.
[Ibn-e-Maxhah, Kitabul Fitan, Babu Shiddatizzamani]
Pas një studimi të këtyre haditheve mund të arrihet lehtësisht në përfundimin se ardhja e dytë e Jezu Krishtit a.s. për katër arsye kryesore:
1. Thyerja e Kryqit
2. Vrasja e derrit (i buti dhe i egri, etj.)
3. Shpërndarja e parave
4. Asgjësimi i Anti-Krishtit.
Nëse merret në kuptimin e drejtpërdrejtë, kjo do të thotë se Jesuzi do të bëjë gjëra të cilat nuk i ka bërë asnjë profet më parë. Si mund të imagjinohet se ai do të bredhi botën gjerë e gjatë dhe nuk do të pushojë derisa figurat materiale të kryqit të thyhen fizikisht në të gjithë botën anë e mbanë.
Në fakt, thyerja e Kryqit, nuk do të thotë thyrje në kuptimin e parë të fjalës për kryqet prej hekuri dhe druri, por i referohet argumenteve kaq të fuqishëm do të thyejnë themelet (Shtyllën kurrizore) të besimit të Kryqit. Allama Badruddin Aini shkruan për interpretimin e këtij Hadithi:
“Unë jam informuar nga shumë bekime të Allahut se thyerja e kryqit do të thotë anulimi i argumenteve të trilluar nga krishterët kur thonë se Hebrenjtë e kanë vrarë Jezusin ne kryq, do të thotë thyerje e kryqit.”
Shenja e dytë është zhdukja e derrit. Nëse merret në kuptimin e parë të fjalës, do të thotë se ai do të kryejë hapin gjigant të ndjekjes dhe vrasjes së çdo derri mbi tokë të butë ose të egër.
Në fakt Kurani ka përdorur termat e majmunit dhe derrit për Hebrenjtë për sa i përket karakterit të tyre të papastër. Sipas Allama Raghib Asfahani me derrin nuk i referohemi vetëm një kafshe në veçanti, por qëndron edhe për ata njerëz që janë të ngjashëm me të në moral dhe vese.
Hadith i sipërpërmendur thotë se Mesia a.s. do të shpërndajë para, por asnjeri nuk do t’i pranojë ato. kjo nuk do të thotë para materiale, sepse askush nuk e refuzon atë.
Këtu pasuri do të thotë dija shpirtërore, mençuria Kuranore dhe fatmirësia e udhëheqjes hyjnore.
Në fakt të gjitha shenjat të cilat caktojnë për ardhjen e Mesihut të premtuar, janë plotë me gjuhë metaforike.
Një nga shenjat më të mëdha mes tyre është ardhja e Dexhalit. Profeti i shenjtë s.a.s. ka patur gjithashtu një vision në të cilin ai pa Mesiun, birin e Merjemes duke i ardhur përreth Qabesë së Shenjtë ndërsa Dexhali rrotullohej gjithashtu rreth saj.
Leksikologjisht fjala dexhall do të thotë mashtrues dhe batakçi, ai që dominon botën dhe lëviz gjerësisht duke marrë edhe të mirat e tij. Në Hadith gjejmë karakteristikat e mëposhtme:
Ai është i madh dhe gjigant i përmasave të mëdha; me syrin e djathtë të verbuar dhe me syrin e majtë të veçantë dhe me fuqi të mbinatyrshme të të parit. Me syrin e tij të majtë ai do të jetë i aftë të shikojë gjatë e gjerë sit ë ishte një teleskop i jashtëzakonshëm. Ai do të jetë gjithashtu i aftë që me shikimin e syrit të tij të depërtojë e të shikojë objektet nën shtresat e tokës.
Kurani i paraqet të djathtën si simbol i diturisë, urtësisë dhe ndriçimit shpirtëror dhe i quan besimtarët e vërtetësi njerëz të anës së djathtë. Kjo do të thotë se shpirtërisht ai do të jetë duar bosh, por në jetën materiale ai do të jetë jashtëzakonisht i pasur. Më tej Hazreti Tamim r.a. në thënien e tij rreth Dexhalit thotë se e ka parë atë të burgosur në një kishë. Profeti i shenjtë s.a.s ka këshilluar ndjekësit e tij të recitojnë ajetet e fillimit të Sures Al-Kahf duke thënë:
“Kush i mëson përmendësh dhjetë ajetet e para të Sures Al-Kahf, do të ketë mburojë nga dexhali.”
Tani në këto ajete, Allahu ka refuzuar dogmën krishtere të të paturit bir.
Për më tepër ne lexojmë se Dexhali do të lëvizë me një mal me ushqim dhe ujë dhe ai do t’i ofrojë thesare atyre që do të pranojnë dominimin e tij. Ai do të shkaktojë luftëra dhe terror kudo. Kudo që ai do të shkojë, toka do të nxjerrë jashtë thesaret e saj të fshehura. Kur ai do të urdhërojë, do të fillojë të bjerë shi dhe toka do të nxjerrë prodhim. Ai do ta ndajë një njeri në dy pjesë dhe kur të thërrasë emrin e tij ai do të bashkohet dhe do të vijë sërish në jetë. Ne jemi dëshmitarë të këtyre realiteteve mahnitëse falë përparimit në fushën e mjekësisë, agrikulturës dhe shkencave të tokës.
Profeti i Shenjtë s.a.s. ka përmendur gjithashtu shenja të tjera të Dexhalit. Ai thotë se Dexhali do të jetë në mbi një gomar i cili do të jetë i ndriçuar dhe do të ketë një distancë prej 70 metrash midis veshëve.
(Mishkatul masaabin kitabul Adab Babul Alamat va dhikurud dexhal)
Kjo distancë midis dy këmbëve të gomarit do të jetë e barabartë me udhëtimin e një ditë-nate dhe ai do të udhëtojë anë e mbanë botës. Ai do të jetë i aftë të kapë retë dhe duke udhëtuar në drejtim të perëndimit ai do të jetë i aftë ta tejkalojë atë. Ai do të lëvizë edhe në ujë gjithashtu por do t’i lagen vetëm kaviljet. Kur do të fillojë udhëtimin e tij do të lajmërojë me zë të lartë, O miqtë e mi! Ejani drejt meje, O të dashurit e mi! Ejani te unë. (Kenzul Am-mal kitabul Kiamah min kismul afa’l babud Dexhal Hadith 39709)
Atje do të ketë vrima si dyer dhe shkallë dhe karrige në të.
(Biharul anvar vol. 52 faqe. 192 nga Imam Muhamed baker Maxhlisi dar ahjaut turathil arabie Liban)
Unë mendoj se asnjë nuk duhet të asnjë pikë dyshimi në mendjen e tij se çfarë ka dashur të thotë Profeti i shenjtë s.a.s. Mjetet moderne të udhëtimit mbi tokë, det dhe ajër nuk mund të përshkruheshin në një mënyrë më të bukur se kjo.
Këto të dhëna të hollësishme të Anti-Krishtit të faktit se si ai do të dominojë botën nuk duhet të lënë asnjë hije dyshimi në mendjen e çdo njeriu të paanshëm se këto janë profeci që nuk i referohen vetëm një personi. Termi “anti-Krisht” siç është përdorur nga Profeti i shenjtë s.a.s është vetëm simbolik. Ai do të jetë një simbol i fuqive të mëdha të periudhës së tij dhe shfrytëzimin e tij që në fakt do të jetë shfrytëzimi i shumë kombeve të përparuara dhe të fuqishme të krishtera të botës. Por epërsia e tyre nuk di të zgjasë përgjithmonë. Tatëpjeta përfundimtare e anti-Krishtit i cili simbolizon ato është gjithashtu e parashikuar me terma të qartë. Nga rrënojat e materializmit do ngrihet edhe një herë dielli i Islamit duke zbuluar bukurinë e tij vezulluese duke braktisur dyshimet që kishin mbuluar atë për shumë të tjerë në një shekull të zymtë.
Pasi dëgjon të gjitha këto shenja dikush mund të habitet nëse a është akoma nevoja për ndihmesë të mëtejshme për të njohur Dexhalin dhe gomarin e tij. Padyshim të tilla fuqi të mëdha të Krishtera janë përmendur nën emrin e Dexhalit si të destinuara për të komanduar një ditë të gjithë botën. Përmbushja e të gjitha këtyre jo vetëm konfirmon të vërtetën por edhe tregon gjithashtu se ka ardhur koha e mbërritjes së Mesihut të Premtuar. Profeti i shenjtë s.a.s. ka thënë:
“Hazrat Abu Katada ra transmeton se Profeti pqmt tha se shenjat të veçanta do të ndodhen pas dy qind vjetësh.” [Sunan Ibne Maxha, Kitabul Fitn Babul Ajat]
Por në historinë Islamike nuk dihet për ndodhjen e diçka veçantë pas dy qind vjetësh e vdekjes së profetitsavs. Prandaj Hazrat Molana Mulla Ali Kari përshkruan në interpretimin e këtij hadithe se ekziston mundësi që ... këta dy qind vjet do të vijnë pas një mijë vjetësh dhe ajo do të jetë kohë për shfaqjen e Mesihun, të Mehdiut e të Dexhalit.
[Çdo të thotë se pas një mijë dy qind vjetësh do të ndodhen ngjarje të veçanta]
[Mirkatul Mafatih, Sharah Mishkatul Mesabih vol 5, faqë 185, i botuar nga “memnija” Egjipt]
Të gjitha këto shenja çuditërisht u plotësuan në shekullin XIII. P.sh. sundimi i kryqes, shfaqja e diellit të shkencës nga perëndia, zbulimi i mjeteve të reja transportesh e të shpejta, braktisja e deleve si mjet transporti, zbritja e rënia e myslimanëve, luftërat botërore, ndodhja e termeve me bollëk, thatësi se eklipsi i hënës e diellit etj.
Profeti përshkruan kohën e ardhjes së mehdiut, si thotë:
“Kur do të kalojnë një mijë e dy qind e dyzet vjet, Allahu do ta tregojë mehdiun.”
(Al-naxhmuth thakib Vol. 2, Faq. 209)
A nuk është e çuditshme se të gjitha shenjat e ardhjes së tij janë përmbushur. Islami është në periudhën më të vështirë, duke qenë objekt diskutimi, fajesh dhe akuzash. Të gjithë janë të vetëdijshëm për tatëpjetën e myslimanëve në çdo aspekt. Kombet perëndimorë sidomos ato vende të Krishtera që dominojnë, po mbizotërojnë dhe po ndikojnë të gjithë botën me politikat, ekonominë, fenë dhe ndikimin e moralit të tyre, dhe shoqëria Islamike nuk bën përjashtim përsa i takon këtij ndikimi. Nëse do të ketë një fund kjo natë e errët, atëherë ku është ndihma e Zotit i Cili kishte për të rijetësuar lavdinë e humbur të Islamit? Ku është ai Mesih i cili ka për të thyer kryqet e besimit të pavërtetë dhe do të pastrojë njerëzit nga çdo e keqe dhe do t’i bekojë me thesare të çmuar të mesazhit hyjnor. I gjithë Umetin po pret për atë Imam, i cili do ta shndërrojë dëshpërimin në shpresë dhe ato ditë pranvere do t’i kthehen Islamit siç ishte në fillimet e tij. Patjetër që premtimi i Allahut është i vërtetë. Ai nuk e ka braktisur atë që Ai do dhe ndihma hyjnore erdhi dhe ajo thirrje u ngrit nga një fshat i vogël i Kadianit në Indi. Ishte deklarimi i Hazretit Mirza Ghulam Ahmad të Kadianit i cili deklaroi:
“Dëshira e Allahut është që njerëzit me natyrë të pastër në pjesët e ndryshme të botës, pavarësisht a i përkasin Evropës apo Azisë të bashkohen nën Flamurin e Tevhidit (Unikatsia e Allahut). Allahu ka vendosur që të gjithë shërbëtorët e Tij të mblidhen nën një fe dhe ky është qëllim, por gjithmonë me butësi, moral të lartë dhe lutje.” (Al-Vasijat Faqë 8-9, Ruhani Khazain Vol. 20 Faqë 306-307)
Nuk ka kohë që të paraqes shenjat të cilat janë përmbushur në mbështetje të deklaratës së tij, por nuk mund të rri pa përmendur një nga shenjat më të mëdha përmes së cilës Allahu vendosi vërtetësinë e tij dhe këtë askush nuk mund ta mohojë.
Profeti i shenjtë s.a.s. ka thënë:
“Për Mehdiun tonë ka dy shenja të cilat nuk janë shfaqur kurrë më parë që nga krijimi i qiellit dhe tokës; hëna do të eklipsohet natën e parë në Ramazan (p.sh. natën e parë në të cilën mund të ndodhë një eklips hënor) dhe dielli do të eklipsohet në ditën e mesit (p.sh. në mesin ditëve në të cilat mund të ndodhë një eklips diellor) dhe këto Shenja nuk janë shfaqur që kur Zoti krijoi qiejt dhe tokën.”
[Sunan Darqutni, kitabul eidain, kapitulli: salat-ul-kasoof-ul khasoof ua haitahuma]
Kështu shenja e madhe e ardhjes së Mehdiut ndodhi në Ramazan të vitit 1894 kur bota po e priste me padurim përmbushjen e kësaj shenje. Eklipsi hënor ndodhi pas perëndimit në ditën e 13-të të Ramazanit ( 6 Mars, 1894) dhe eklipsi diellor ndodhi të premten në ditën e 28-të të Ramazanit (6 Prill, 1894).
Mesihu i Premtuar dhe Mehdiu, paqja qoftë mbi të, ka deklaruar:
"Vetëm në epokën time, ne muajin e Ramazanit, ndodhën eklipset e diellit dhe të hënës; në epokën time, në përputhje me thëniet autentike të Profetit të shenjtë, të Kuranit të Shenjtë dhe të Librave më të hershëm, ra murtaja në të gjithë vendin, dhe vetëm në epokën time filluan të ekzistonin mënyra të reja transportimi të quajtura hekurudha dhe vetëm në epokën time, sipas profecive të mia, ndodhën tërmete të tmerrshme. A nuk kërkon devotshmëria që njeriu mos të jetë kaq guximtar sa të më mohojë mua. Shikoni! Unë betohem për Zotin e Plotfuqishëm dhe ju them se janë shfaqur, po shfaqen dhe do të shfaqen mijëra shenja për të vendosur të vërtetën time. Nëse ky do të ishte një plan i njeriut, ai kurrë nuk do të kishte patur kaq shumë mbështetje dhe ndihmë.” [Haqiqatul Wahi faqe 45]
Unë e përfundoj fjalimin tim me fjalët Mesihut të Premtuar a.s. ku ai paraqet deklarimin e tij me bindje dhe besim të palëkundur.
"Unë e di që Zoti i Plotfuqishëm është me mua. Edhe nëse do të jem përtokë dhe i shtypur më i vogël sesa një thërrmijë dhe të duroj persekutimet dhe abuzimet dhe mallkime nga çdo drejtim, përsëri do të jem triumfues në fund. Askush nuk më
njeh mua, por Ai është me mua. Unë nuk mund të shkatërrohem. Përpjekjet e armiqve të mi janë të kota dhe planet e atyre ziliqarëve janë të padobishme. ... cili prej të devotshmëve më parë u shkatërrua, që të shkatërrohem unë? Cili ishte ai besnik i vërtetë që u shkatërrua me poshtërim nga Zoti, që Ai të më shkatërrojë mua? Dëgjoni me vëmendje dhe mbani mend se shpirti im është i paprekshëm nga shkatërrimi dhe nuk ka prirje drejt dështimit. Më është dhënë kaq kurajë dhe burrëri sa që malet nuk maten dot. Unë nuk dua t’ia di për asnjeri.Unë isha vetëm dhe nuk isha i pakënaqur; a do të më braktisë Zoti atëherë? Kurrë. A do të më shkatërrojë Ai mua? Kurrë. Armiqtë e mi do të poshtërohen dhe ata që janë ziliqarë ndaj meje do të turpërohen. Unë jam me Të dhe Ai është me mua. Asgjë nuk mund ta thyejë marrëdhënien tonë. Unë betohem për nder të Tij dhe
të lavdisë së Tij se nuk kam asgjë më të shtrenjtë në këtë botë dhe në atë botë se sa që madhështia e fesë së Tij të manifestohet, që lavdia e Tij të ndriçojë përpara dhe që fjala e Tij të lartësohet. Për hir të tij unë nuk kam frikë asnjë provë, edhe nëse përballem jo me një, por me dhjetë milion prova. Mua më është
dhënë forcë për fushën e provave dhe
persekutimit.”
Na mundësoftë Allahu ne të përfitojmë nga drita hyjnore, na udhëzoftë Ai ne të njohim dhe të pranojmë të vërtetën dhe të jemi pjesë e atyre që janë të bekuar me mëshirën e Tij.
Na mbajttë gjithmonë Allahu ne nën hijen e mëshirës dhe mirësisë së Tij dhe qoftë gjithmonë me ne. Amin
Comments