Mesazhi i Hazurit per xhematin e shqiperise

Të dashur anëtarë të Xhematit

As-Salmo Alekjum Va Rahmatulla va Barakatohu

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut xh.sh. dhe i falënderojmë Atij që Xhemati Musliman Ahmadia organizon tubimin e tij të parë vjetor (Xhalsa Salana). Allahu xh.sh e bëftë mbarë këtë tubim dhe të gjithë pjesëmarrësit të pasurohen me bekimet shpirtërore të këtij tubimi.

Kjo është dhurata e bekimi i madh i Allahut xh.sh. që Ai ju ka mundësuar juve ta pranoni Imamin e kohës dhe jeni të nderuar që të futeni nën hijen e Bej’atit. Me këtë vendim tuaj, ju jeni të përbetuar se do t’i jepni epërsi fesë në krahasim të botës materiale. Duke e shfrytëzuar këtë rast, unë ju tërheq vëmendjen në drejtim të tri çështjeve shumë të rëndësishme:

1. Së pari, duhet që të mundoheni e të përpiqeni që ta realizoni atë zotim që e keni bërë me Imamin e kohës, duke bërë Bej’atin. Të krijojini ndryshime të pastra e të bukura në qeniet tuaja. Ta zbatojeni Takvën (dëlirësinë e devotshmërinë) dhe t’i zbatojini praktikisht mësimet e Kuranit të Shenjtë. Allahu xh.sh. nuk kënaqet me fjalë boshe e me llafe, por për ta fituar kënaqësinë e Tij, është e domosdoshme që të zbatohen e të praktikohen urdhrat e mësimet e Tij, dhe në anën tjetër të largohemi e të ruhemi prej atyre gjërave që janë të ndaluara. Disa prej atyre këshillave që Imami i kohës, Hazreti Masihe Maudi a.s. ua shtronte Bej’atbërësve, unë paraqes këtu para jush:

Ai shkruan:

Zotimi i Bej’atit që e keni bërë sot me mua është vetëm si mbjellja e farës. Duhet të vini më shpesh te unë që të më takoni mua dhe ta përforcojeni këtë lidhshmëri që është krijuar sot. Ajo dega që nuk ka lidhje me pemë këputet, duke u tharë. Ai që ka një besim të gjallë nuk mërzitet për botën materiale. Njeriu e fiton botën, por i lumtur është ai që i jep epërsi fesë në krahasim të botës. .... Ky Bej’at vjen në punë vetëm atëherë kur i jepet epërsi fesë dhe kur njeriu përpiqet të përparojë matej. Bej’ati është një farë që është mbjellë sot. Nëse një bujk kënaqet vetëm me mbjelljen e farës e nuk punon ashtu siç duhet d.m.th. nuk e lëvron tokën as nuk e rregullon, nuk vadis e as nuk hedh plehra sipas rastit e të nevojës e as nuk e ruan tokën, a mund të ketë ndonjë shpresë që të korrë bereqetin? Jo kurrsesi jo. Toka e tij patjetër do të shkatërrohet e të do të mbete shterpe. Do të korrë bereqetin vetëm ai që do të punojë e do të dalë bujku i vërtetë. Pra, edhe ju sot e keni mbjellë një farë. Allahu xh.sh. e di mirë se çfarë është shkruar në fatin e dikujt, mirëpo i lumtur dhe fatbardhë është ai që e ruan atë farë dhe rri i angazhuar në lutje për progresin e zhvillimin e saj (Malfuzat, vol. 7, f. 37-38)

Ai më tutje shkruan:

Mos mendoni se Allahu xh.sh. do të gëzohet me Bej’atin tuaj verbal. Ky është vetëm një lëvozhgë. Truri është brenda kësaj. Ai njeri që pohon se ka bërë Bej’atin dhe e ka përqafuar imanin, duhet ta hulumtojë e ta kontrollojë vetën se është lëvozhgë apo truri? Derisa nuk lind truri, imani, dashuria, bindje, Bej’ati, besimi dhe muridi nuk vlen gjë, dhe pohuesi i tillë nuk është një pohues i vërtetë. Mbani mend se e vërteta qëndron në faktin se përveç trurit, lëvozhga nuk ka kurrfarë vleftë në oborrin e Allahut xh.sh. Mbani mirë mend se njeriu nuk e di se kur i vjen vdekje? Mirëpo, ky është një realitet absolut se vdekje është e paevitueshme. Pra, mos u kënaqeni vetëm me pohime boshe. Kjo nuk të sjellë kurrfarë dobi. Njeriu derisa nuk i përqafon disa vdekje për vete e derisa ai nuk përshkohet në shumë ndryshime dhe revolucione, nuk mund ta arrijë qëllimin e vërtetë të njerëzimit. (Malfuzat. vol. 2, f. 167)

Pra, ju duhet të krijojeni një ndryshim të pastër në qeniet tuaja. Të gjitha veprimtaritë tuja duhet të jenë vetëm për hir të Allahut xh.sh. Bota materiale nuk duhet të jetë synimi tuaj, por përkundrazi fitimi i botës materiale duhet të i nënshtrohet qëllimit fetar. Ju duhet që t’i tregoni botës një shembull të mirë.


2. Çështja e dytë për të cilën dëshiroj t’ju tërheq vëmendjen është Tabligi (predikimi). Tani, në Shqipëri, është zanafilla e Xhematit dhe ka shumë pak anëtarë që janë Ahmadi. Prandaj, është një detyrë tuaj mjaftë e rëndësishme që ju ta shpërndani mesazhin e Ahmadiatit që është Islami i vërtetë tek njerëzit e tjerë të vendit. Ta përhapni e ta shpërndani atë dritë me të cilën jeni të ndriçuar vetë, tek secili banor të Shqipërisë. Ju duhet t’i ringjallni kontaktet e vjetra e t’i ri ftoni në drejtim të prehrit të Ahmadiatit. Për të realizuar këtë qëllim ju do të duheni të mundoheni shumë. Për këtë ju do të duheni të flijojeni qetësinë e rehatinë tuaj. Po ashtu, këto ditë sulmohet ashpër themeluesi i Islamit dhe vetë feje Islame. Pra, këtyre sulmeve të ashpra ju do t’u jepni përgjigje me anë të shembullit e të modelit tuaj të lartë e fisnik. Ju duhet t’ia prezantoni botës mësimet e bukura të Islamit. Imami i kohës, Hazreti Masihe Maudi a.s., ka pasur dëshirë të përflakët që të përhapet mesazhi i Allahu xh.sh. të arrijë deri tek banorët e Europës e tek të gjithë banorët në përgjithësi.

Ai shkruan:

Tani, para vetes i kemi dy detyra kryesore: a) që të përhapet mesazhi ynë në shtetet arabe, b) që të argumentohet plotësisht Europa se ata janë larguar prej së vërtetës, kur e bënë një njeri Zot për vete. (Malfuzat, vol. 2, f. 253)

Ai vazhdon:

Akoma ka mbetur një pjesë të madhe mjaftë të rëndësishme që më së paku një herë t’ua përcjellim të gjithë njerëzve mesazhin e Allahut xh.sh. Sepse një pjesë dërrmuese prej njerëzve të rëndomtë janë ata që janë larg paragjykimit e krenarisë dhe mbeten të privuar nga se të dëgjojnë të vërtetën vetëm se i dëgjojnë hoxhallarët, duke iu bindur. Çfarë i dëgjojnë prej hoxhallarëve, ata i pranojnë dhe i përqafojnë me bindje të plotë. Ata janë të pa vetëdijshëm ndaj pohimeve, bisedave dhe argumenteve tona. Prandaj, është e nevojshme që të shkojmë në qytete të mëdha ku me anë të ligjëratave t’i informojmë banoret e atyre qyteteve përreth qëllimit të ardhjes sonë. (Malfuzat, vol. 6, f. 213)

Pra, është detyra juaj që ta përhapni mesazhin e Ahmadiatit që është Islami i vërtetë, tek çdo banor të vendit. Allahu xh.sh. ju faltë mundësi për këtë, e të shtrojë rrugë për tablig dhe Allahu xh.sh. bëftë që të krijohet një xhemat i fuqishëm e i përbërë prej anëtarëve të devotshëm e të dëlirë.


3. Çështja e tretë dhe e fundit është që ta dini se për vazhdimësinë e bekimeve të Imamit të kohës, Allahu xh.sh. e ka krijuar sistemin e Kilafetit dhe sipas premtimeve hyjnore, ky sistemi i Kilafetit do të vazhdojë deri në Ditën e Kiametit. Pra, tani të gjitha sukseset dhe arritjet shpirtërore e materiale janë lidhur me këtë sistem, inshallah. Prandaj, unë ju këshilloj që të lidheni fuqimisht me këtë sistem të Kilafetit, që të fitoni bekimet e Imamit të kohës. Të vishuni me xhyben e bindjes, të kuptoni direktiva të Kalifit të kohës dhe të mundoheni t’i zbatoni me zemër të hapur. Qoftë Allahu xh.sh. me ju! Ai ju faltë e të ju dhuroftë bekimet shpirtërore e materiale! Qofshit të lulëzuar. Bamirësia dhe devotshmëria qofshin të depërtuar në qeniet tuaj. Allahu xh.sh. ju ndihmoftë e ju kujdestë. Amin!

Përshëndetje të ngrohta prej meje për të gjithë!

Mirza Masroor Ahmad
Kalifatul Masih V

Comments

Popular posts from this blog

كَفَى بِالْمَرْءِ كَذِبًا أَنْ يُحَدِّثَ بِكُلِّ مَا سَمِعَ

A është e vërtetë se namazi i grave në shtëpi është më e pëlqyer se në xhami?

Toleranca Islamike dhe Koncepti i Xhihadit