A është e vërtetë se namazi i grave në shtëpi është më e pëlqyer se në xhami?

Në kohën e Profetit Muhammed s.a.s. gratë muslimane faleshin në xhami

Lidhur me çështjen e faljes së grave në xhami, ka një sërë hadithesh, që tregojnë se në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.s., gratë faleshin në xhami. P.sh.

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ مُوسَى، حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ مَنْصُورٍ، حَدَّثَنَا فُلَيْحٌ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْقَاسِمِ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ، رضى الله عنها أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم كَانَ يُصَلِّي الصُّبْحَ بِغَلَسٍ فَيَنْصَرِفْنَ نِسَاءُ الْمُؤْمِنِينَ، لاَ يُعْرَفْنَ مِنَ الْغَلَسِ، أَوْ لاَ يَعْرِفُ بَعْضُهُنَّ بَعْضًا‏.‏
Sehih al-Buhari 872,

Aisheja r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.s. udhëhiqte namazin e Sabahut kur ende ishte errësirë. Gratë besimtare dilnin (nga xhamia menjëherë pas faljes) dhe askush nuk i dallonte dot për shkak të errësirës, ose ato nuk dallonin njëra-tjetrën.

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ، حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ، أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، قَالَ حَدَّثَتْنِي هِنْدُ بِنْتُ الْحَارِثِ، أَنَّ أُمَّ سَلَمَةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم أَخْبَرَتْهَا أَنَّ النِّسَاءَ فِي عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم كُنَّ إِذَا سَلَّمْنَ مِنَ الْمَكْتُوبَةِ قُمْنَ، وَثَبَتَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم وَمَنْ صَلَّى مِنَ الرِّجَالِ مَا شَاءَ اللَّهُ، فَإِذَا قَامَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم قَامَ الرِّجَالُ‏.‏

Umi Selema r.a., bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut s.a.s. ka rrëfyer se në kohën e Profetit s.a.s, kur kthenin selam pas përfundimit të namazeve fard, gratë ngriheshin nga vendi, ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.s qëndronte aq sa donte Zotit, si dhe burrat e tjerë pas tij. Kur çohej Profeti s.a.s., çoheshin edhe burrat.
(Sehih el-Buhariu 866)

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ، قَالَ أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، قَالَ أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ ـ رضى الله عنها ـ قَالَتْ أَعْتَمَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم بِالْعَتَمَةِ حَتَّى نَادَاهُ عُمَرُ نَامَ النِّسَاءُ وَالصِّبْيَانُ‏.‏ فَخَرَجَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم فَقَالَ ‏ "‏ مَا يَنْتَظِرُهَا أَحَدٌ غَيْرُكُمْ مِنْ أَهْلِ الأَرْضِ ‏"‏‏.‏ وَلاَ يُصَلَّى يَوْمَئِذٍ إِلاَّ بِالْمَدِينَةِ، وَكَانُوا يُصَلُّونَ الْعَتَمَةَ فِيمَا بَيْنَ أَنْ يَغِيبَ الشَّفَقُ إِلَى ثُلُثِ اللَّيْلِ الأَوَّلِ‏.‏

Njëherë i Dërguar i Allahut s.a.s. vonoi fjaljen e namazit të jacisë, derisa Umeri r.a. e njoftoi se gratë dhe fëmijët kishin rënë në gjumë. I Dërguari i Allahut s.a.s. doli dhe tha "Nga të gjithë banorët e Tokës vetëm ju jeni duke pritur për këtë falje". Atëherë, namazi falej vetëm në Medinë, dhe ata falnin namazin e jacisë, midis zhdukjes së muzgut deri në një të tretën e parë të natës.
(Sehih al-Buhariu 864)

Lidhur me namazin e bajramit, janë mjaft hadithe që tregojnë se në kohën e Profetit s.a.s. edhe gratë ishin porositur të falnin bajramin.

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ، - يَعْنِي الطَّيَالِسِيَّ - وَمُسْلِمٌ قَالاَ حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ عُثْمَانَ، حَدَّثَنِي إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَطِيَّةَ، عَنْ جَدَّتِهِ أُمِّ عَطِيَّةَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم لَمَّا قَدِمَ الْمَدِينَةَ جَمَعَ نِسَاءَ الأَنْصَارِ فِي بَيْتٍ فَأَرْسَلَ إِلَيْنَا عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ فَقَامَ عَلَى الْبَابِ فَسَلَّمَ عَلَيْنَا فَرَدَدْنَا عَلَيْهِ السَّلاَمَ ثُمَّ قَالَ أَنَا رَسُولُ رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم إِلَيْكُنَّ ‏.‏ وَأَمَرَنَا بِالْعِيدَيْنِ أَنْ نُخْرِجَ فِيهِمَا الْحُيَّضَ وَالْعُتَّقَ وَلاَ جُمُعَةَ عَلَيْنَا وَنَهَانَا عَنِ اتِّبَاعِ الْجَنَائِزِ ‏.‏

Ummi Atija r.a. transmeton se kur i Dërguari i Allahuts.a.s. mbërriti në Medinë, ai mblodhi gratë e ensarëve (Muslimanëve medinasë) në një shtëpi dhe dërgoi Umer bin Hattabin r.a. Ai qëndroi te dera dhe na përshëndeti, edhe ne i përshëndetëm. Pastaj na tha: Unë jam korrier i tëDërguarit të Allahuts.a.s. ndaj jush. Ai ju ka porositur për të falur namazin e dy bajrameve, dhe në ato ditë duhet të vijnë edhe gratë me menstruacion, si dhe vajza të virgjëra. Por, nuk jemi obliguar për namazin e xhumasë, dhe na është ndaluar shoqërimi i namazit të xhenazesë.
(Sunen Ebu Daudi, 1139)

Rëndësia e namazit me xhemat

Islami i jep theks të veçantë namazit me xhemat. Prandaj edhe Kurani Famëlartë (en-Nisa 4:103) vazhdimisht bën thirrje për kryerjen e namazit në grup.

وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَارْكَعُوا مَعَ الرَّاكِعِينَ

dhe kryeni namazin, dhe jepni zekatin dhe përkuluni bashkë me ata që përkulen. (el-Bekare 2:44)

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ، قَالَ حَدَّثَنَا أَبِي قَالَ، حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، قَالَ حَدَّثَنِي أَبُو صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، قَالَ قَالَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم ‏ "‏ لَيْسَ صَلاَةٌ أَثْقَلَ عَلَى الْمُنَافِقِينَ مِنَ الْفَجْرِ وَالْعِشَاءِ، وَلَوْ يَعْلَمُونَ مَا فِيهِمَا لأَتَوْهُمَا وَلَوْ حَبْوًا، لَقَدْ هَمَمْتُ أَنْ آمُرَ الْمُؤَذِّنَ فَيُقِيمَ، ثُمَّ آمُرَ رَجُلاً يَؤُمُّ النَّاسَ، ثُمَّ آخُذَ شُعَلاً مِنْ نَارٍ فَأُحَرِّقَ عَلَى مَنْ لاَ يَخْرُجُ إِلَى الصَّلاَةِ بَعْدُ ‏"‏‏.

I Dërguari i Allahut s.a.s. ka thënë "Për hipokritët nuk ka namaz më të rëndë se namazi i sabahut dhe i jacisë. Po të zbulonin se çfarë (shpërblimi) gjendet përmes tyre, ata me siguri do të vinin për t'i falur ato, edhe pse duke u zvarritur. Unë mendova të urdhëroja muezinin që të thirrte ezan, dhe të caktoja dikë për t'u prirë atyre në falje, e pastaj të merrja zjarr me vete dhe t'u vija zjarrë atyre shtëpive që nuk vinin për falje." (Sehih el-Buhariu, 657)

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ، حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ عَاصِمِ بْنِ بَهْدَلَةَ، عَنْ أَبِي رَزِينٍ، عَنِ ابْنِ أُمِّ مَكْتُومٍ، أَنَّهُ سَأَلَ النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم فَقَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي رَجُلٌ ضَرِيرُ الْبَصَرِ شَاسِعُ الدَّارِ وَلِي قَائِدٌ لاَ يُلاَئِمُنِي فَهَلْ لِي رُخْصَةٌ أَنْ أُصَلِّيَ فِي بَيْتِي قَالَ ‏"‏ هَلْ تَسْمَعُ النِّدَاءَ ‏"‏ ‏.‏ قَالَ نَعَمْ ‏.‏ قَالَ ‏"‏ لاَ أَجِدُ لَكَ رُخْصَةً ‏"‏ ‏.‏

Ibn Um Mektumi e pyeti të Dërguarin e Allahut s.a.s. se: Unë jam njeri i verbër dhe shtëpia ime ndodhet larg. Kam një guid, por ai nuk më ndjek mua. A është e mundshme të më jepni leje për të për të falur namazin në shtëpi? Ai e pyeti: A dëgjon zërin e ezanit? Ai u përgjigj: Po. Profeti s.a.s. i tha: Nuk gjej asnjë justifikim për ty.
(Sunen Ebu Daud 552)

Sipas dijetarëve, namazi i një besimtari në xhami bashkë me xhemat është më i vlefshëm sesa namazi i tij vetëm në shtëpi. Kjo sepse Ebu Hurejra r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.s. ka thënë se namazi në xhemat është njëzeteshtatë herë më i vlefshëm se namazi i vetëm në shtëpi. Por, për një grua besimtare, namazi i saj në shtëpi është më i vlefshëm sesa namazi me xhemat.

A është më e pëlqyeshme për gratë muslimane falja e namazeve në shtëpi?
Përpos haditheve të lartpërmendura, që të tregojnë se në kohën e të Dërguarit të Allahuts.a.s., gratë muslimane vinin në xhami, ekzistojnë disa thënie të tjera profetike, që tregojnë se falja e namazit në shtëpi është më e pëlqyeshme për to. P.sh.

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ بْنِ قَعْنَبٍ، حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ، - يَعْنِي ابْنَ بِلاَلٍ - عَنْ يَحْيَى، - وَهُوَ ابْنُ سَعِيدٍ - عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، أَنَّهَا سَمِعَتْ عَائِشَةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم تَقُولُ لَوْ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم رَأَى مَا أَحْدَثَ النِّسَاءُ لَمَنَعَهُنَّ الْمَسْجِدَ كَمَا مُنِعَتْ نِسَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ ‏.‏ قَالَ فَقُلْتُ لِعَمْرَةَ أَنِسَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ مُنِعْنَ الْمَسْجِدَ قَالَتْ نَعَمْ ‏.‏

'Amra, e bija e Abdurrahmanit rrëfen se ka dëgjuar Aishen r.a. bashkëshorten e të Dërguarit të Allahut s.a.s., duke thënë se po ta kishte parë Profeti s.a.s. atë që bëjnë gratë, ai me siguri do t'u ndalonte grave shkuarjen në xhami, ashtu sikur u ishte ndaluar grave të bijve të Izraelit. (Muslimi, 445a)

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ، حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ هَارُونَ، أَخْبَرَنَا الْعَوَّامُ بْنُ حَوْشَبٍ، حَدَّثَنِي حَبِيبُ بْنُ أَبِي ثَابِتٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم ‏ "‏ لاَ تَمْنَعُوا نِسَاءَكُمُ الْمَسَاجِدَ وَبُيُوتُهُنَّ خَيْرٌ لَهُنَّ ‏"‏ ‏.

Ibni Umeri r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: Mos i pengoni gratë tuaja nga shkuarja në xhami, megjithatë shtëpitë e tyre janë më mirë për to (për t’u falur).
(Sunen Ebu Daudi 567)

حَدَّثَنَا ابْنُ الْمُثَنَّى، أَنَّ عَمْرَو بْنَ عَاصِمٍ، حَدَّثَهُمْ قَالَ حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ مُوَرِّقٍ، عَنْ أَبِي الأَحْوَصِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ، عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ ‏ "‏ صَلاَةُ الْمَرْأَةِ فِي بَيْتِهَا أَفْضَلُ مِنْ صَلاَتِهَا فِي حُجْرَتِهَا وَصَلاَتُهَا فِي مَخْدَعِهَا أَفْضَلُ مِنْ صَلاَتِهَا فِي بَيْتِهَا ‏"‏ ‏.‏
‘Abdullahur.a. transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë se është më mirë për një grua që të falet në dhomën e saj, sesa në oborrin e shtëpisë së saj, dhe falja e namazit në dhomën e saj është më e mirë sesa falja në shtëpinë e saj. (Sunen Ebu Daudi 570)

Ndonëse falja në shtëpi është më e pëlqyeshme, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se gratë muslimane nuk kanë të drejtë të shkojnë në xhami. Siç qartësohet nga këto hadithe:

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ، حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرٍو، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ ‏ "‏ لاَ تَمْنَعُوا إِمَاءَ اللَّهِ مَسَاجِدَ اللَّهِ وَلَكِنْ لِيَخْرُجْنَ وَهُنَّ تَفِلاَتٌ ‏"

Ebu Hurejra r.a. transmeton se i Dërguari i Allahuts.a.s. ka thënë se mos i ndaloni robëreshat e Allahut (gratë muslimane) nga falja në xhami, por le të mos dalin (në xhami) duke përdorur parfume.
(Sunen Ebu Daudi 565)

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ، حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ، عَنْ مَعْمَرٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم‏.‏ ‏ "‏ إِذَا اسْتَأْذَنَتِ امْرَأَةُ أَحَدِكُمْ فَلاَ يَمْنَعْهَا ‏"‏‏

Salim bin Abdullah transmeton nga babai i tij se i Dërguari i Allahut s.a.s. ka thënë se nëse gruaja e ndonjërit prej jush i kërkon leje (për t'u falur në xhami), ai le të mos ia ndalojë atë. (Sehih el-Buhariu 873)

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنْ حَنْظَلَةَ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ ـ رضى الله عنهما ـ عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ ‏ "‏ إِذَا اسْتَأْذَنَكُمْ نِسَاؤُكُمْ بِاللَّيْلِ إِلَى الْمَسْجِدِ فَأْذَنُوا لَهُنَّ ‏"‏‏.‏ تَابَعَهُ شُعْبَةُ عَنِ الأَعْمَشِ عَنْ مُجَاهِدٍ عَنِ ابْنِ عُمَرَ عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم‏.‏

Ibni Umeri r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.s. ka thënë se "Kur gratë tuaja, ju kërkojnë leje në darkë për t'u falur në xhami, lejojini".             (Sehih el-Buhariu 865)

Përfundim:

Sipas jurisprudencës Islame të gjithë dijetarët kanë mendim të njëzëshëm se falja e namazeve me xhemat në xhami është i obliguar vetëm për meshkujt, ndërsa gratë janë përjashtuar nga ky obligim. Prandaj, sipas thënieve të të Dërguarit të Allahuts.a.s., dalim në këtë përfundim se namazi që fal një grua në shtëpinë e saj është më i vlefshëm sesa namazi që ajo kryen në xhami, qoftë edhe ai me xhemat. Megjithatë, nuk ekziston asnjë pengesë për të në faljen e namazeve në xhami. (Shikoni hadithe të lartpërmendura). 

Për sa i përket namazit të xhumasë, gjendet gjithashtu mendimi unanim i dijetarëve se edhe ai nuk është i obligueshëm për gratë, të sëmurit, udhëtarët dhe fëmijët. Edhe Fikhu Ahmedia mbështet këtë mendim. (shih Fikh Ahmedia, vëll. I, f. 161).

Sipas një hadithi, i Dërguari i Allahuts.a.s. ka thënë: “Xhumaja është një obligim, përmbushja e së cilës në xhemat i detyrohet çdo muslimani, duke përjashtuar katër kategori: skllevër, gra, fëmijë dhe të sëmurë.”       (Ebu Daudi, 91067)



Megjithatë, është plotësisht e lejueshme për të, që të falë namazin e xhumasë në xhami. 

Comments

Popular posts from this blog

كَفَى بِالْمَرْءِ كَذِبًا أَنْ يُحَدِّثَ بِكُلِّ مَا سَمِعَ

Toleranca Islamike dhe Koncepti i Xhihadit