Posts

Showing posts from 2007

Mesazhi i Hazurit per xhematin e shqiperise

Të dashur anëtarë të Xhematit As-Salmo Alekjum Va Rahmatulla va Barakatohu Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut xh.sh. dhe i falënderojmë Atij që Xhemati Musliman Ahmadia organizon tubimin e tij të parë vjetor (Xhalsa Salana). Allahu xh.sh e bëftë mbarë këtë tubim dhe të gjithë pjesëmarrësit të pasurohen me bekimet shpirtërore të këtij tubimi. Kjo është dhurata e bekimi i madh i Allahut xh.sh. që Ai ju ka mundësuar juve ta pranoni Imamin e kohës dhe jeni të nderuar që të futeni nën hijen e Bej’atit. Me këtë vendim tuaj, ju jeni të përbetuar se do t’i jepni epërsi fesë në krahasim të botës materiale. Duke e shfrytëzuar këtë rast, unë ju tërheq vëmendjen në drejtim të tri çështjeve shumë të rëndësishme: 1. Së pari, duhet që të mundoheni e të përpiqeni që ta realizoni atë zotim që e keni bërë me Imamin e kohës, duke bërë Bej’atin. Të krijojini ndryshime të pastra e të bukura në qeniet tuaja. Ta zbatojeni Takvën (dëlirësinë e devotshmërinë) dhe t’i zbatojini praktikisht mësimet e Kura...

Toleranca Islamike dhe Koncepti i Xhihadit

Hyrje Është bërë e ditur edhe më parë se Islami është feja më e keqkuptuar në botë. Unë jam dakord me këtë thënie. Është fatkeqësi në të vërtetë që njerëzit nuk kanë qenë të aftë të kuptojnë filozofinë e mësimeve Islame në marrdhënie me paqen. Një nga konceptet më të keqkuptuara ka qenë koncepti i Xhihadit. Koncepti i Xhihadit është keqndërtuar plotësisht dhe paraqitur në mënyrë të pavërtetë aq sa tani ka marrë një konotacion negativ. Në të vërtetë, është shumë e trishtë që njerëzit nuk e kanë njohur bukurinë e Islamit në këtë drejtim. Islami sipas meje, është si një diamant shumë i bukur, një diamant paqeje. Nga cilido kënd që ta shikojmë është paqe absolute, paqe e pastër, asgjë tjetër veç paqes. Megjithatë ka patur shumë deformime të mësimeve të vërteta të Islamit. Prandaj, unë do të dëshiroja të shprehja dhe të ndaja me ju këndvështrimet e mia mbi konceptin e paqes përpara se të shpjegoj kuptimin e vërtetë të fjalës “Xhihad”. Islami dhe Paqja Çfarë e bën Islamin një fe të paqes? V...

Vërtetësia e Mesihut të Premtuar alehissalam

Image
Bota e feve është familjare me konceptet e ardhjes së dytë të mësuesve të mëdhenj fetarë të cilët kanë ndërruar jetë. Të tre fetë e mëdha Semitike si Judaizmi, Krishterimi dhe në fund më e shquara, Islami, na tregojnë gjithashtu rreth ardhjes së dytë të udhëheqësve të mëdhenj fetarë të së shkuarës. Kështu që në Judaizëm e kemi kthimin e Elias ose Iliazit nga qielli si një shenjë për ardhjen e Mesias së tyre të Premtuar. Krishterimi gjithashtu flet për ardhjen e dytë të Jezu Krishti në botë. Në Islam gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm referencash, të cilat flasin rreth zbritjes së Isait dhe ardhjes së Imam Mehdiut. Është interesante! Por të gjithë ata që po presin përmbushjen e profecive që lidhen me ardhjen e dytë të një mësuesi të madh, presin që ai të kthehet në tokë me të njëjtin trup fizik me të cilin ai është zhdukur. Ky koncept ka qenë arsyeja për konfuzionin e madh, trazirën dhe konfliktin për të gjitha këto fe, sidomos Islamin, i cili mohon në mënyrë kategorike besimin t...

ISLAM

Islam , a name given by Allah to this religion ( Quran 5:4 ), is an Arabic word which literally means obedience and peace. ISLAM is derived from the Arabic root "SALEMA": peace, purity, submission and obedience. So 'Islam' would mean the path of those who are obedient to Allah and who establish peace with Him and His creatures. Its follower are called Muslims. Islam is not a new religion. It is, in essence, the same message and guidance which Allah revealed to all prophets before Prophet Muhammad peace be upon him. Allah says in the Qur’ân: "Say, `We believe in ALLAH and that which has been revealed to us, and that which was revealed to Abraham and Ishmael and Isaac and Jacob and the tribes, and in that which was given to Moses and Jesus and other Prophets from their Lord. We make no distinction between any of them and to HIM we submit." ( Qur’ân 3-85 )