Isai biri i Merjemes dhe Imam Mehdiu: A janë dy persona të ndryshëm?
Ne
besojmë që Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s. është Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu,
ardhja e të cilit ishte paralajmëruar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia ka bërë këtë deklaratë në mënyrë të
përsëritur. Në “Hutben e shpallur” ai deklaroi me këto fjalë:
“O
njerëz! Unë jam Mesih nga umeti i Muhammedit dhe jam Ahmed Mehdiu”.
[“Hytbja
e shpallur”Ruhani Khezain, vëll. XVI, 2008, Pakistan, f. 61]
Por,
muslimanët në përgjithësi besojnë që Mesihu biri i Merjemes dhe Imam Mehdi janë
dy persona të ndryshëm, të cilët së bashku do të luftojnë kundër mosbesimtarëve
për triumfin dhe mbizotërimin e Islamit. Megjithatë, ky mendim nuk përputhet me
Kuranin Famëlartë, i cili me anë të argumenteve të shumta, deklaron qartë që Mesihu
biri i Merjemes ka ndërruar jetë si çdo profet tjetër, dhe ai nuk do të kthehet
më kurrë në tokë. Ndonëse, ardhja e Imam Mehdiut në kohë të mëvonshme, është
një çështje që pranohet unanimisht nga të gjitha grupet muslimane, ekzistojnë kontradikta
dhe mospërputhje të dukshme midis tyre. Prandaj, mënyra më e drejtë për t’i shqyrtuar
këto hadithe është që ato të ballafaqohen e të përqasen me peshoren hyjnore të Kuranit
Famëlartë. Kështu, mund të qëmtojmë dëshmi konkrete, që mund të ndriçojnë
rrugëtimin tonë kah e vërteta.
Këtu
po citoj tri thënie të të Dërguarit të Allahut a.s. për ardhjen e Mesihut birit
të Merjemes dhe Imam Mehdiut. Imam Buhariu r.a. ka shënuar një transmetim të
Ebu Hurejres r.a.
I Dërguari i Allahut a.s. ka
thënë: “Si do të jetë gjendja juaj, kur do të zbresë Mesihu biri i Merjemes
midis dhe ai to dë jetë Imami juaj prej jush”.
[Buhariu, Libri i
profetëve, kapitull zbritja e Isait birit të Merjemes, nr. 3449]
Hadithi i mësipërm tregon qartë që Mesihu biri i
Merjemes do të jetë nga umeti i Muhammedit a.s. e jo nga jashtë.
Ebu Hurejrah r.a. transmeton se i
Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: Si do të jetë gjendja juaj, kur Biri i
Merjemes do të zbresë midis jush, dhe do të jetë Imami juaj”.
[Muslimi, Libri i besimit, kapitull:
zbritja e Isait birit të Merjemes, nr. i hadithit 155f]
Është interesant se edhe këtë
hadith na ka përcjellë Ebu Hurejra r.a. فأمكم منكم është një fjali që përbëhet nga grupi foljor. Folja
أمّ në kohën e kryer e thjeshtë i referohet një kryefjale që duhet
të jetë shprehur në më parë në ligjërim, e cila ëshët Biri i Merjemes. Në këtë
mënyrë, në hadithin e mëparshëm të Buhariut, nga fjalët وَإِمَامُكُمْ مِنْكُمْ nënkuptohet përemër “ai” d.m.th. Biri
i Merjemes.
Ebu Hurejrah
r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Ka të ngjarë që ai
i cili jeton prej jush, të takojë Isain birin e Merjemes, i cili do të jetë
Imam Mehdi, gjykatës dhe i drejtë. Ai do të thyejë kryqin, do të mbysë derrin
dhe do të shfuqizojë xhizjen dhe lufta do të lëshojë armët e saj”.
[Musned
Imam Ahmed bin Hanbel, vëll. VII, f. 184-185, nr. i hadithit 9294, botuar në
1994, nga Darul Hadith, Egjipt]
Ky hadith
tregon qartë që rimëkëmbja e Islamit lidhet me ardhjen e Mesihut të Premtuar, i
cili do të marrë udhëzim prej Allahut prandaj do të titullohet edhe Imam Mehdi.
Ai do të gjykojë me drejtësi mosmarrëveshjet e muslimanëve dhe do të ndërpresë
luftërat fetare. Duke paraqitur argumente të pathyeshme në debatet fetare, ai
do të rrëzojë doktrinat krishtare, ndërsa me anë të frymës së shenjtë, ai do të
mbysë shpirtra të lig dhe do t’ua ngjallë njerëzve tiparet hyjnore.
حَدَّثَنَا يُونُسُ بْنُ عَبْدِ الأَعْلَى، حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ إِدْرِيسَ الشَّافِعِيُّ، حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ خَالِدٍ الْجَنَدِيُّ، عَنْ أَبَانَ بْنِ صَالِحٍ، عَنِ الْحَسَنِ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ـ صلى الله عليه وسلم ـ قَالَ " لاَ يَزْدَادُ الأَمْرُ إِلاَّ شِدَّةً وَلاَ الدُّنْيَا إِلاَّ إِدْبَارًا وَلاَ النَّاسُ إِلاَّ شُحًّا وَلاَ تَقُومُ السَّاعَةُ إِلاَّ عَلَى شِرَارِ النَّاسِ وَلاَ الْمَهْدِيُّ إِلاَّ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ " .
Enes ibn Maliku r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut
s.a.v.s. ka thënë: “Gjërat do të përkeqësohen shumë, bota do të shkojë
tatëpjetë dhe njerëzit do të përparojnë vetëm në koprraci e lakmi dhe Ora do
t’u vijë vetëm njerëzve të këqij dhe nuk do të ketë asnjë Mehdi tjetër përveç
Isait birit të Merjemes.”
(Ibni
Maxha, 4039)
Pra, si
përfundim del qartë që Isai biri i Merjemes është emri simbolik i atij reformatori,
i cili do të vijë 14 shekuj pas Muhammedit s.a.v.s., njësoj siç erdhi Isai biri
i Merjemes pas Musait a.s. Ai do të jetë një shërbëtor besnik i Profetit
Muhammed s.a.v.s. dhe në çdo çështje do t’i ndjekë gjurmët e tij. Ai do t’u
japë fund konflikteve të përgjakshme fetare dhe me anë të argumenteve dhe
shenjave të qarta, do t’u japë fitore Islamit.




Comments