Posts

Showing posts from June, 2018

Isai biri i Merjemes dhe Imam Mehdiu: A janë dy persona të ndryshëm?

Image
Ne besojmë që Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s. është Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu, ardhja e të cilit ishte paralajmëruar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia ka bërë këtë deklaratë në mënyrë të përsëritur. Në “ Hutben e shpallur ” ai deklaroi me këto fjalë: “O njerëz! Unë jam Mesih nga umeti i Muhammedit dhe jam Ahmed Mehdiu”. [ “Hytbja e shpallur”Ruhani Khezain, vëll. XVI, 2008, Pakistan, f. 61] Por, muslimanët në përgjithësi besojnë që Mesihu biri i Merjemes dhe Imam Mehdi janë dy persona të ndryshëm, të cilët së bashku do të luftojnë kundër mosbesimtarëve për triumfin dhe mbizotërimin e Islamit. Megjithatë, ky mendim nuk përputhet me Kuranin Famëlartë, i cili me anë të argumenteve të shumta, deklaron qartë që Mesihu biri i Merjemes ka ndërruar jetë si çdo profet tjetër, dhe ai nuk do të kthehet më kurrë në tokë. Ndonëse, ardhja e Imam Mehdiut në kohë të mëvonshme, është një çështje që pranohet unanimisht nga të gjitha grup...